Bankers pastron plazhin e Semanit
Rreth 150 punonjës të kompanisë Bankers Petroleum Albania janë bërë pjesë e një aksioni vullnetar për pastrimin e plazhit të Semanit. ZV/Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë, z.Luntao Chen tha se fushata e pastrimit të plazhit është pjesë e iniciativave të Bankers që rrisin ndërgjegjësimin mbi çështjet mjedisore. Rreth 150 punonjës vendas dhe të huaj të kompanisë Bankers Petroleum Albania kanë pastruar vullnetarisht bregdetin e Semanit, në Fier.

Katastrofa ekologjike në Zharrëz; Banorët i japin AlbPetrolit projektin e tyre për pastrim
Stina e verës shton rrezikun për banorët që jetojnë pak metra larg puseve të naftës. Në Zharrëz këto pellgje me mbetje hidrokarbure janë edhe vatra zjarri. “Edhe kur shitet nafta bruto është një skandal i vërtetë. Derdhen në përrua, kemi ngritur disa herë zërin, por s’kemi parë reagim. I kemi paraqitur një projekt Albpetrolit, të paktën për pastrimin pranë zonave të banuara”, shprehet një banor i zonës.

Shqipëria, ndër vendet që ndot më shumë Mesdheun me plastikë
Shqipëria është një ndër tre shtetet që shkakton më shumë ndotje në Mesdhe nga plastika, së bashku me Egjiptin dhe Malin e Zi, sipas një raporti të fundit të Fondit Botëror për Natyrën (WWF). Të tre këto shtete derdhin në natyrë më shumë se 20 kg plastikë për person, duke u ngjyrosur me blu të thellë në hartën e publikuar nga WWF.

Aksion për pastrimin e plazhit të Bisht-Kamzës
Plazhi i Bisht-Kamzës, 11 km nga Durrësi, është kthyer në një destinacion të preferuar nga pushues vendas dhe turistë të huaj.

Pastrohet gjiri i Shën Vasilit, nxirren 50 goma automjetesh
Në gjirin e Shën Vasilit, Karaburun u bë e mundur nga zhytës profesionistë nxjerrja e 50 gomave për automjete të cilat u gjetën të zhytura në këtë vend.
