Meta: Anulimi i lejeve për diga në lumin Vjosë shenjë e mirë e vendimmarrjes
Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si një shenjë të mirë vendimin e qeverisë për të anuluar lejen për nderimin e digave në lumin Vjosa. Kreu i shtetit ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Zhvillimin e Qëndrueshëm Ekonomik të lumit Vjosa, ndërsa vlerësoi nismën e ndërmarrë për të mbrojtur këtë lumë.

Integrimi europian/ BE, 212 milionë euro investime në mjedis gjatë 10 viteve të fundit në Shqipëri
Bashkimi Europian ka dhuruar më shumë se 212 milionë Euro për investime në mjedis gjatë 10 viteve të fundit për të ndihmuar Shqipërinë që të arrijë synimet e integrimit në BE

Bypass-i i Shkodrës, projekti i zvarritur një dekadë shqetëson aktivistët mjedisorë
Qeveria njoftoi në mes të shtatorit se do të shpronësonte një grup familjesh që prekeshin nga bypass-i i Shkodrës dhe po ashtu rifillimin e punimeve, por aktivistët mjedisorë ankohen se projekti i mbetur përgjysmë po shkatërron ekosistemin e lumit Buna dhe të liqenit të Shkodrës.

Axhenda e Gjelbër e BE-së për Ballkanin Perëndimor/ 30 milionë euro për mbrojtjen e mjedisit dhe ndryshimit klimatik në Shqipëri
Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca prezantoi sot fazën e dytë të fushatës së komunikimit “Europa është këtu” kushtuar Axhendës së Gjelbër të BE-së për Ballkanin Perëndimor, mjedisin dhe ndryshimin klimatik.

Banorët në Lushnje, protestë kundër fabrikës së përpunimit të peshkut
Banorët e fshatit Allrenaj në Lushnje kanë protestuar për të dytën herë kundër fabrikës së përpunimit të peshkut në zonë. Sipas tyre, mbetjet e depozituara pa kriter kanë kontaminuar tokën dhe ujin ndaj i frikësohen përhapjes së infeksioneve.
