Sezoni turistik/ Lleshaj: Ndërhyrje ndaj krimit mjedisor, kontribut per cilësinë e turizmit
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj theksoi sot në mbledhjen e taskforcës për turizmin, zhvilluar në Golem, se Policia dhe IKMT janë duke punuar intensivisht për të ndryshuar situatën në lidhje me krimet mjedisore, ndërsa theksoi masat për sigurinë në plazhe.

Hidhnin inerte, procedohen dy persona në Sarandë, IKMT i gjobit me 500 mijë lekë
Dy persona janë proceduar dhe gjobitur pasi ndotnin mjedisin duke hedhur inerte në lagjen Nr.1 të Sarandës.

Kolaps me mbetjet urbane të Durrësit, banorët e Sukthit s’lejojnë kamionët të shkarkohen
Pas mbylljes së Porto Romanos me vendim të Këshillit të Ministrave, ku ka nisur puna për shndërrimin e tij në një park të madh kamionët i kanë transportuar mbetjet urbane në 3 pika të tjera në zonën e Sukthit, Manzës dhe Ishmit.

Gjobiten me 2 milion lekë dy kompani për shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë
Dy kompani gjobiten me 2 milion lekë për shfrytëzimin e zhavorrit të lumit Shushicë në Vlorë. Në njërën prej firmave adminiatrator është P. Sh, pasi ka grumbulluar materiale inerte si dhe ka ndryshuar destinacionin e tyre duke shpërdoruar tokën.

Hidhte shtuf në Bathore, gjobitet 40- vjeçari, hetohet kompania për të cilën punonte
Një krim mjedisor është evidentuar tek ”Varrezat” e Bathores në Tiranë ku një 40- vjeçar hidhte shtuf, material që ndot ajrin.
