Digjnin mbetje në gropën e gëlqeres duke ndotur ajrin, 2 të arrestuar në Krujë
Dy persona u arrestuan nga Policia për veprën penale "Ndotja e ajrit" si dhe një tjetër do të hetohet në gjendje të lirë.

Mazniku kërkon që lejet për aktivitetet me ndotje akustike t’i kalojnë bashkisë Tiranë
Në mbledhjen e Komisionit për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, nënkryetari i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku sugjeron që lejet e tipit C t’i kalojnë bashkisë.

Dateri, dëmet që po i shkaktohen detit nga nxjerrja e jashtëligjshme
Në internet të huajt që kalojnë pushimet në Shqipëri mes mijëra vlerësimeve që bëjnë për klimën, detin e ushqimin nuk harrojnë tek tuk të specifikojnë edhe konsumin e daterit, një lloj midhje e ndaluar për t’u konsumuar jo vetëm në vendin tonë por edhe më gjerë për shkak të riskut që i kanoset. Nuk është e jashtëzakonshme që edhe pse i përjashtuar nga lista, daterin mund ta gjesh në menutë e restoranteve në gjithë bregdetin shqiptar dhe jo vetëm.

Mirditë: 87-vjeçari që u shoqërua në polici pasi kundërshtoi HEC-et: “Deri sa të vdes, unë do shkoj në protestë”
Katër banorë të Mirditës janë shoqëruar në polici ditën e djeshme pasi janë paditur për pengim të punimeve nga përfaqësues të firmës private “Shpërdhaza Energji”, që po ndërton HEC-et në zonën e Kaçinarit.

Krimi Mjedisor: 85 mije dollare per 1 ha pyll te prere pa leje. Germimet, penalitet 600 dollare per meter kub
Çdo veprim që shkakton dëme mjedisore do të penalizohet me gjoba mjaft të rënda. Përmes një vendimi që mban datën 13 shkurt, Këshilli i Ministrave ka miratuar listën e re të gjobave për shkeljet mjedisore, të cilat tashmë mund të shkojnë në qindra mijëra dollarë për shkelje të rënda.
