Gjobë fabrikës në Uznovë për ndotje
Pas ankesave të banorëve për ndotjen që shkakton fabrika e lëkurëve në Uznovë ka reaguar Inspektoriati i mjedisit. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë subjekt, Inspektoriati i Mjedisit ka konstatuar shkelje në shkarkimet në ajër që kanë sjellë edhe ndotje mjedisore. Për këtë arsye ndaj fabrikës është vendosur një gjobë prej 500 mijë lekë.

Denoncim mbi gjuetinë e paligjshme pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë
Një denoncim është bërë së fundmi pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë, duke akuzuar një gjueti të paligjshme në zonën e Kukësit, ku është shkruar:

Ndryshon ligji, qeveria vë nën monitorim ministrinë për garat e HEC-ve
Zhvillimi i procesit konkurrues për miratimin e ndërtimit të kapaciteteve prodhuese të energjisë nga hidrocentralet do të kalojë nga Këshilli i Ministrave, i cili do të shërbejë si arbitër për mosdiskriminimin dhe transparencën e procesit. Bëhet fjalë për ato hidrocentrale që janë deri në 2 megavat dhe që sipas një vendimi më të hershëm nuk klasifikohen si konceisone dhe mund të kalojnë vetëm me firmën e ministrit.

Lejet e mjedisit “ndajnë” biznesin nga mjedisorët
Bashkitë kërkojnë decentralizimin e lejeve mjedisore të tipit C, ndërkohë që Ministria e Mjedisit propozon eleminimin e tyre, duke e konsideruar si “çlirim” për biznesin. Këta të fundit mbështesin të 2 propozimet, por zgjedhin variantin e ministrisë. Ndërkohë që, ekspertët e mjedisit thonë se nevojitet vetëm forcim i sistemit aktual, duke i konsideruar kapacitetet e bashkive të pamjaftueshme për zbatimin e kësaj kompetence.

Vjosa, lumi i egër i Europës, ka “avokatin” e saj. Ambientalistët: Kemi besim tek drejtësia e re!
Reportazhi i publikuar nga ‘The Associated Press’ si dhe shpërndarja e videos sensibilizuese nga fituesi i çmimit Oscar dhe mbrojtësi i zjarrtë i mjedisit Leonardo DiCaprio, është lajm i mirë për organizatën shqiptare, e cila ka shumë vite që ngre zërin për të mbrojtur lumin e vetëm të egër të Europës, lumin Vjosa. Olsi Nika, drejtor ekzekutiv i “EcoAlbania”shpjegon se si shkoi shqetësimi për Vjosën deri tek ylli i Hollivudit.
