Ligj i ri dhe rregulla të ashpra për përdorimin e kimikateve
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, deklaroi sot se “na pret një punë e madhe përpara që ka të bëjë me miratimin në parlament për ligjin e kimikateve, pastaj do fillojmë të diskutojmë me biznesin për rregullat e ashpra, që duhet të kemi për përdorimin e tyre”.

Therje e paligjshme e kafshëve të gjalla – AKU konfiskon më shumë se 200 kg mish
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se Drejtoria Rajonale e AKU-së Durrës ushtroi kontroll në subjektin R.S për therjen e paligjshme të kafshëve të gjalla dhe tregtimin e produkteve ushqimore të pasigurta. Sipas njoftimit nga kontrolli i ushtruar rezultoi se subjekti kryente procesin e therjes së kafshëve të gjalla në mënyrë të paligjshme në një ambient të improvizuar, ngjitur me njësinë e tregtimit të mishit.

Mbrojta e pyjeve, Klosi paralajmëron: Burg për kundërvajtësit
Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, ka prezantuar sot draftin e parë të projektligjit të ri të pyjeve gjatë një dëgjesë të zhvilluar me ekspertë mjedisorë, inxhinierë pyjesh, pedagogë dhe grupe tjera të interesi. Ky dokument vjen si një veprim konkret në përfundim të operacionit 100-ditore të pastrimit “Krijo O2 tënd” si dhe për zbatimin të Dokumentit të Politikave për Pyjet 2019-2030, i cili vjen 4 synime afatgjata nëpërmjet 40 masave konkrete.

Projekt – propozime për turizmin – Ministria hap thirrjen. Ja objektivat kryesore
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nëpërmjet një njoftimi ka shpallur thirrje për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit nga data 20 Maj deri më datën 19 qershor të këtij viti.

“Të huajt e adhurojnë vendin tonë, kur shohin plehra i futen punës dhe pastrojnë”
Të shoqërosh të huajt në zona të thella të Shqipërisë, larg qendrave urbane është një punë që shumë të rinj po e kërkojnë, edhe pse ende operatorët turistik në vend ankohen për mungesë guidash lokale në shumë zona. Mirsad Basha, është një djalë i ri nga Shkodra i cili është shumë i angazhuar me udhëtimet në natyrë, aksionet vullnetare të pastrimit, por edhe me aktivitetet që kanë të bëjnë me mjedisin.
