Banorët mbrojnë ujëvarën/ Dibër, kundër projektit për HEC në lumin e Setës
Banorët e krahinës së Çidhnës kanë protestuar në Ujëvarën e Sopanikës pas masakrës mjedisore në lumin e Setës. Ata kane protestuar në mbrojtje të monumenteve të kulturës. Sipas banorëve në vitin 2002 qeveria e shpalli gryken e Setës monument kulture ndërkohë që projekti i Seta 4, cënon shpellën dhe burimin e Sopanikës.

Sezoni turistik- Durrës, punë intensive për pastrimin e vijës bregdetare
Bregdeti shqiptar njihet për bukuritë e tij të shumta, të cilat shpesh mbesin në hije nga ndotja e pakujdesshme e njerëzve me mbetje urbane. Bashkia e Durrësit në bashkëpunim me Ndërmarrjen komunale të pastrimit kanë zhvilluar ditët e fundit një aksion pastrimi në plazhin e Durrësit.

A leverdis Hec Kalivaç? – Studimi: Do mbushet me sedimente. Guri: Institucionet ta marrin në konsideratë
Ndërtimi i hidrocentraleve të Poçemit dhe Kalivaçit mbi lumin Vjosë do të ndikojë në rrjedhën natyrore të sedimenteve, duke bërë që për një periudhë maksimale prej 30-60 vitesh të mbushen rezervuarët.

Luanët e Fierit nisen drejt Holandës
Luanët e kopshtit zoologjik “Safari Park” në Fier po transferohen drejt Holandës. Pasi u shpëtuan nga atje, banesa e tyre momentale ishte Kopshti Zoologjik i Tiranës për rreth një muaj.

Plazhi i vjetër në Vlorë edhe ketë sezon mbetet “njollë e zezë” e ndotjes
Plazhi i vjetër mbetet njolla e zezë e ndotjes në bregdetin e Vlorës edhe për këtë sezon turistik që është në prag, derdhja e Ujërave te zeza, një problematikë e trashësuar ndër vite ende nuk ka marrë zgjidhje. Plazhi i vjetër siç duket do të jetë njolla e zezë edhe ketë sezon turistik në bregdetin e Vlorës.
