Zharrëz, ndotje alarmante nga puset
Kompania Albpetrol fajësohen nga banorët e Zharrëzës si ndotësit kryesorë të mjedisit. Në të njëjtën situatë ndodhen edhe puset e fondit të ndalur. Në sektorin 6, që përfshin fshatrat Zharrëz dhe Kuqar, kompania Albpetrol ka në pronësi 182 puse nafte. Nga këta, 167 janë puse të “fondit te ndalur”, ndërsa 15 janë puse “aktive në prodhim”.

Impiant diellor 50 MW në Topojë të Fierit – Mbërrin aplikimi pranë MIE. Detajet e projektit
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka njoftuar se ka mbërritur pranë saj aplikimi për ndërtimin e një impianti fotovoltaik në Topojë të Fierit.

Lamtumirë peshkim me grep! Peshkatarët do të regjistrohen në shoqata
Lamtumirë gjuetisë artizanale të peshkut, pa rregulla, me mjete lundruese me grepa apo me rrjeta. Qeveria ka vendosur që i gjithë peshkimi me varka të vogla të administrohet me organizata peshkimi.

HEC-i i Holtës, AKZM: Projekti është jashtë zonave të mbrojtura
“BalkanWeb” ka arritur të zbardhë përgjigjen e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM) në lidhje me projektin për ndërtimin e HEC-it të Holtës në Gramsh.

Transportonin dru zjarri në mënyrë të paligjshme – ISHMPUT gjobit shkelësit në Tiranë
Inspektorati Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit ka nisur aksionin për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të moratoriumit të pyjeve. Nga kontrollet e fundit, ISHMPUT ka gjobitur dy shtetas përkatësisht me nga 80 000 lekë secili për pasi transportonin lëndë drusore në mënyrë të paligjshme.
