Majlinda Bregu shkruan mbi çështjen e ndryshimeve klimatike dhe Agjendën e Gjelbër
Climate change does not need Schengen visa
Article by Majlinda Bregu,
Secretary General of the Regional Cooperation Council

Klima: Shqipëria të synojë objektiva të reja për uljen e shkarkimeve
Konferenca e palëve në Madrid COP25 është përballur me një presion të shtuar nga grupet mjedisore dhe qeveritë e shumë vendeve të vogla të cënuara nga ndryshimet klimatike për detyruar vendet të ndërmarrin masa emergjente për të ulur më tej shkarkimet e gazeve serë.

Lumi Ishëm del nga shtrati duke shkaktuar përmbytje në Krujë
Përmbytje e probleme nga reshjet në rrethin e Krujës. Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë pasdites së djeshme por edhe gjatë natës në të gjithë rrethin e Krujës, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në fshatin Murqinë duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore të mbjellë.Gjithashtu rruga e lagjes fundore të këtij fshati është totalisht e mbuluar nga uji siç duket dhe në pamje. Fatmirësisht niveli i ujit nuk është i lartë që të shkaktojë dëme në banesa.

Vlora nuk gjen qetësi, sërish e përmbytur pas shirave
Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për vlonjatët, të cilët duhet të përballen me përmbytjet sa herë që ka reshje shiu. Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intensitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë. Situata paraqitet e rënduar duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.

Rrogozhinë, shirat rrezikojnë përmbytjen e disa fshatrave dhe tokave bujqësore
Banorët e disa fshatrave në Bashkinë e Rrogozhinës rrezikojnë të përmbyten. Shiu i ditëve të fundit ka rritur ndjeshëm prurjet e lumit shkumbin duke kërcënuar edhe dhjetra hektarë tokë bujqësore një pjesë e të cilave janë nën ujë. Në hyrje të stinës së dimrit dhe dëmtimet e argjinaturës ekzistuese të lumit Shkumbin kanë sjellë frikë tek banorët se ata do të përmbyten sërish, ashtu si edhe në vitet e kaluara.
