Natyra


Turistët flasin për “Alien”: Uji i kristaltë i Sarandës, si “parajsa” në krahasim me Danimarkën

“Alien”, emisioni prezantues i tokës së shqiponjave këtë javë ishte në qytetin bregdetar të Sarandës.

Moderatoja e këtij emisioni, Aleksandra Lewis përcolli për të gjithë shqiptarët në RTV Ora ndryshimet sipas turistëve mes Sarandës dhe Danimarkës.

Për turistët që vijnë nga Danimarka për të kaluar pushimet në Shqipëri, sigurisht që përshtypja e parë është klima e nxehtë, uji i ngrohtë i detit dhe siçe kanë përshkruar ata, jemi si “parajsa” në krahasim me Danimarkën.

Turistët: Është një vend i rrafshët le të themi dhe vetëm pemët dhe malet e bëjnë ndryshimin këtu. Një nga pikat më tërheqëse në Danimarkë janë qytetet. Shumica e turistëve shkojnë të shikojnë Kopenhagen, por nëse shkoni në fshat është një gjë krejt tjetër nga kjo.  Në Danimarkë janë të gjithë kodra dhe kodrina të bukura. Pra për të gjithë ne që vijmë këtu malet dhe uji i kristaltë është si parajsë kjo e krahasuar me Danimarkën. 

Aleksandra: Ju keni plazhe në Danimarkë, apo jo?

Turistët: Po, po jo me ujë të bruztë dhe je me fat po qe i ngrohtë dhe të qëndrosh brenda për pak kohë. Këtë verë shkova një ditë në plazh në Danimarkë dhe qëndrova ty për një orë dhe isha duke ngrirë, e u ktheva sërish në shtëpi. Kjo është vera daneze, vetëm dy javë.

“Alien” do të kenëi mundësi ta ndiqni çdo të shtunë në orën 19:00 LIVE në RTV Ora, youtube. Ndërkohë ritransmetimin mund ta ndiqni të dielën në orën 13:00.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.