Aktiviteti njerëzor


Denoncim mbi gjuetinë e paligjshme pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë

Një denoncim është bërë së fundmi pranë Federatës Kombëtare Shqiptare të Gjuetisë, duke akuzuar një gjueti të paligjshme në zonën e Kukësit, ku është shkruar: 

"Në portalin"Gjuetari Pista Kukës" ishte hedhur një foto me ariun e vrarë me komentin shkruar:

IKU DHE KY.

Kjo është një sjellje makabre kundrejt një kafshe të mbrojtur me ligj, nga një njeri i papërgjegjshëm që s'ka të bëjë fare me kulturën,etikën dhe moralin e një gjuetari profesionist.

Kërkojmë nga strukturat drejtuese të shoqatës së gjuetarëve"Ajet Fetahu" Kukës ta evidentojë këtë person dhe ta denoncojë në Komisariatin e Policisë.

Hedhim poshtë me neveri dhe indinjatë të thellë këtë veprim kriminal, ashtu sikundër ju bëjmë thirrje të gjitha OJF-ve mjedisore që të mos bëjnë vetëm propagandë por të veprojnë në terren duke kërkuar edhe bashkëpunimin e shoqatave të gjuetarëve që në asnjë çast nuk ju ka munguar.

Vetëm keshtu do ta fitojmë luftën kundër kontrabandistëve të gjuetisë.

Koha ka treguar se janë gjuetarët e vërtetë ata që mbrojnë gjahun dhe gjuetinë."

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.