Mbetjet


Klosi: Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike më 1 Qershor 2020

Plastika është një kërcënim për mjedisin dhe planetin. Shqipëria do jetë i pari vend europian pa qese plastike më 1 qershor 2020 duke e vendosur kështu në hartën e vendeve lider për veprimet konkrete kundër plastikës dakordësuar kjo edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi përmes një video sensibilizuese për dëmet që sjell plastika në planet shprehet se, “plastika nuk lë vend për jetë”.

“Nëse nuk i themi jo plastikës shumë shpejt situata në planetin tonë do të bëhet kaotike. Sipërfaqet e oqeaneve dhe deteve do të mbushen me mbetje duke rrezikuar jetën e florës dhe faunës në planet. Në oqeane do të këtë më shumë plastikë sesa peshq. Një qese plastike do rreth 500 vjet të dekompozohet duke shkaktuar dëme të pariparueshme në mjedis. Duhet t’i themi jo plastikës së bashku për të shpëtuar planetin”, thuhet në videon sensibilizuese.

Gjithashtu, ministri Klosi zhvilloi një takim edhe me një grup studentësh të cilët i janë bashkuar “Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike, më 1 Qershor 2020”. Një bashkëbisedim i hapur midis stafit të ministrisë së Mjedisit dhe studentëve mbi politikat në mbrojtje të mjedisit dhe rëndësinë e përfshirjes të të rinjve në fushatën mjedisore për një Shqipëri të pastër dhe të gjelbër”, shprehet ministri Klosi. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.