Aktiviteti njerëzor


“Jo TEC në Korçë”, kryetari i Bashkisë i nis letër dy ministrave të Ramës

Kryetari i Bashkisë së Korçes, Sotraq Filo shprehet hapur kundër projektit për ndërtimin e TEC-it në këtë qytet.

Ai i drejtohet me një letër zyrtare ministrit te Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi dhe ministres se Infrastrukturës dhe Energjitikes, Belinda Balluku për refuzimin e projektit në fjalë.

“Kryetari i Bashkise Korce i ka derguar nje leter ministrit Klosi dhe ministres Balluku ku kerkon refuzimin e kerkeses se kompanise GPP per ndertimin e nje TEC me gaz ne afersi te qytetit te Korces”- bejne me dije burime zyrtare nga Bashkia e Korces.

LETRA

“Ju kerkoj te mos aprovoni vleresimin e ndikimit ne mjedis pasi investitoret nuk kane paraqitur asnje garanci per nje bilanc pozitiv te ndotjes. Projekti eshte shume afer qytetit dhe ne toka te frutshme bujqesore. Qendrimi kunder i Bashkise se Korces ka qene i qarte dhe konsistent qe ne raportin e pregatitur per KIS ne dt 5.12.2017 ku Bashkia Korce eshte shprehur JO me arsyetimin e afersise me qytetin. Ky qendrim eshte mbeshtetur edhe nga Ministria e Bujqesise dhe Zhvillimit Rural e cila ka theksuar se ky projekt cenon funksionalitetin e Fushes se Korces nga fshati Barc deri ne Zemblak. ​Ne keto kushte, ju kerkoj MOSAPROVIMIN E KETIJ INVESTIMI, i cili ne cdo rast nuk do te mund te realizohet dot ne kundershtim me vullnetin e Bashkise see Korces”, perfundom letra e Kryetarit te Bashkise Korce.

Kujtojme se sot, ish kryeministri Berisha denoncoi nje projekt per ndertimin e nje TEC-i, e qe sipas tij eshte fund e krye projekt mafioz qe do te shkaterroje qytetin.

Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha shkruan se projekti “Rama- Peleshi- File eshte tipik mafioz”.

“Perveçse ne shkelje te ligjeve te vendit dhe konventave nderkombetare gjithçka eshte bere fshehtas dhe pa u konsultuar gjeresisht popullata por mbahet per qellime mafioze fshehur edhe investitori, supervizori, çka deshmon se kjo eshte nje afere e madhe e piste e narko qeverise Rama”- shkruan ai. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.