Aktiviteti njerëzor


Banorët e Gosës nuk gjejnë qetësi, rruga e re u solli përmbytjen e shtëpive

Rikonstruksioni i rrugës u zgjidhi një problem banorëve të fshatit Gosë e Vogël në Rrogozhinë por u hapi një një tjetër më të madh.

Banorët e fshatit akuzojnë se gabimet e bëra në projekt dhe zbatim po përmbytin një pjesë të banesave sa herë ka reshje shiu.

"Ka hipur uji këtu sipër, vjen nga fqinja matanë, shpërthen nga rruga komplet dhe zbarkon e gjithë këtu."

Sipas tyre shkak kryesor është bërë përdorimi i tombinove të ngushta që nuk përballojnë prurjet në pikën ku kanalizohen ujërat e përrenjve malorë.

"Janë shumë të vogla tubat, problemi kryesor është këtu, duhet urë. Nuk mbajnë këto tubat."

Për pasojë ujërat vërshojnë duke përmbytur disa banesa dhe shkollën e fshatit.

"Ka qenë gabim, dhe sot vuajmë. Uji nga këtu shkon dhe futet në oborrin e shkollës."

Banorët e Gosës së Vogël kërkojnë nga bashkia e Rrogozhinës të ndërhyjë për ti dhënë zgjidhje sa më parë këtij problemi që po ua bën të vështirë jetesën gjatë muajve me reshje.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.