Aktiviteti njerëzor


Guroret në Krujë dhe Fushë-Krujë vazhdojnë aktivitetin, zona e 'mbytur' nga tymi

Emisioni BOOM ka vijuar edhe sot të trajtojë fenomenin e ndotjes së mjedisit nga guroret në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës. Edhe pse ka një VKM për të shpallur zonën të mbrojtur përsëri aktiviteti vazhdon, duke sjellë shqetësim edhe tek banorët. Ata thonë se ndotja e ajrit ekziston, por më tepër vihet re në zonat ku ndodhen këto subjekte.

Subjektet vazhdojnë aktivitetin, ndërsa institucionet nuk kanë zbatuar urdhërin e ministrisë së Mjedisit.

Gazetari i BOOM shkoi në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Durrës në qytetin e Krujës, por aty nuk ka punonjës. Ndërsa drejtoresha e DSHP në Krujë thotë se është në dijeni të pasojave që sjell ndotja nga guroret.

Emisioni BOOM iu drejtua edhe Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujrave në Durrës për të marrë një përgjigje rreth aktivitetit të këtyre guroreve në Krujë dhe Fushë - Krujë. Kryeinspektori i këtij inspektoriati ka kthyer një përgjigje nëpërmjet emailit, pasi ka komunikuar me specialistë të Inspektoriatit Qendror këtu në Tiranë.

"Duke qene se situata e karrierave te gurit ne Kruje eshte komplekse dhe ka nje Urdher te perbashket nr.322, date 13.09.2018  te Ministrit te Turizmit dhe Mjedisit  dhe atij te Infrastruktures dhe Energjise per verifikimin e karrierave qe jane ne zonen e mbrojtur te shpallur me VKM-ne nr.468, date 26.07.2018 "Per shpalljen peisazh natyror te mbrojtur te zones Kraste-Verjon" dhe  Raporti Perfundimtar se si do te veprohet me keto karriera  akoma nuk është mbyllur, prononcimi apo informacioni per mediat duhet te jepet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ose ISHMPU -QENDER" Shkruan Genti Haderaj, Inspektor Mjedisi pranë Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve dhe Ujërave.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.