Aktiviteti njerëzor


Merr fund saga, kafshët e “Safari Park” mbërrijnë në Tiranë

Ashtu siç u njoftua gjatë ditës së sotme, pak minuta më parë kanë mbërritur nga Fieri në Tiranë edhe kafshët e fundit të kopshtit zoologjik “Safari Park”. Kjo lëvizje erdhi menjëherë pas shkrimit të tabloidit britanik “Daily mail”, i cili përshkroi kushtet e rënda në të cilën ndodheshin kafshët e këtij parku. Pas një inspektimi nga afër, Ministria e Mjedisit vendosi që të mbyllte aktivitetin e ushtruar në lokalin “Safari Park”, në Fier dhe kafshët janë transferuar të gjitha në Tiranë.

Drejtuesi i ministrisë së Mjedisit, Blendi Klosi vizitoi nga afër kopshtin zoologjik të Tiranës, aty ku kafshët do t’i nënshtrohen një rehabilitimi dhe më pas një pjesë e tyre do të dërgohet në Gjermani dhe në Holandë. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.