Natyra


Më pak shpendë në lagunat e Lezhës, ja arsyeja

Censusi i këtij viti tregoi rënie të shpendëve që dimërojnë në lagunat e qarkut të Lezhës.  Të dhënat po analizohen nga ekspertët, por mes arsyeve renditet edhe dimri i ngrohtë.

Numri i shpendëve migratorë që po dimërojnë në lagunat e Patokut, Kune Vainit dhe Tales këtë dimër ka pësuar rënie.

Konstatimi ka ardhur pas censusit të shpendëve të zhvilluar në këto rezervate natyrore.

Krisjan Beqiri: Janë në një numër relativisht më të pakët pasi mund të kenë ndikuar dhe kushtet klimaterike, por kjo ju mbetet ekspertëve në dorë.

Në lagunat e Lezhës jetojnë rreth 200 specie shpendësh, ndërsa ekspertët vlerësojnë efektet pozitive të Moratoriumit të Gjuetisë.

Renaldo Xhanaj: Ka shumëllojshmëri të larmishme të shpendëve që na japin impuls pozitiv për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Flora dhe fauna e pasur e lagunave në qarkun e Lezhës, është mes arsyeve që gjithmonë e më tepër këto zona po tërheqin vëmendjen e vizitorëve shqiptarë e të huaj, duke i dhënë kështu shtyrje zhvillimit të turizmit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.