Mbetjet


Rruga e qeseve drejt detit/ Ndotja në pyllin dhe bregdetin e Semanit jo vetëm nga lumi

Një nga zonat më të ndotura me mbetje plastike në bashkinë e Fierit mbetet pylli i Semanit.

Në pyllin me pisha 500 metra larg bregut të detit Adriatik, situata nuk është përmirësuar pas ndalimit me ligj të prodhimit të qeseve të pariciklueshme.

Pylli me pisha është një strehë freskie jo vetëm për ata që bëjnë plazhi, por dhe për piknik.

Por si të mos mjaftojnë pirgjet e mëdha të mbetjeve që sjell rrjedha e lumenjve, ndotësit kryesorë janë vetë njerëzit që shkojnë për piknik në pyll.

Shishe,qese, gota dhe pjata plastike e mbetje të tjera gjenden në mes të pyllit.

Nëpërmjet kolektorit dhe kanaleve, mbetjet plastike përfundojnë ne det ku do t’u duhen shekuj për t’u tretur.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.