Mbetjet


Tiranën e “mbysin” mbetjet, në rrugën e luleve mbijnë plehrat

E quajtur si rruga e luleve sot është kthyer si rruga e plehrave dhe ku vendin e luleve e kanë zënë mbeturinat, gropat e balta. Mungesa e kontejnerëve, rruga pa ndriçim, mungesa e ujit të pishjëm ka detyruar banorët të kërkojnë vëmendje nga ana e Bashkisë e cila duket se e ka harruar si zonë.

Ish-rruga e luleve në Shkozë është lënë  në mëshirë të fatit.  Mungesa e kontejnerëve e ka kthyer zonën gati në landfill.

Në vend të luleve këtu janë mbjellë mbetje, por edhe pse familjarët janë ankuar në Bashki, si përgjigje kanë marrë heshtjen.

Shprehen se taksat i paguajnë rregullisht ndaj dhe presin investime urgjente pasi kalimi çdo ditë në këtë rrugë ua vështirëson më tepër jetesën.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.