Ndryshimet klimatike


Si krijohen 65 milion vende pune? – Mjafton të shpëtohet klima

Që tranzicioni ekologjik paraqet një mundësi për ndryshim dhe rritje alternative në krahasim me atë të diktuar nga modeli aktual është riktheksuar tashmë nga universitete, institute kërkimore si dhe nëpër konferenca ndërkombëtare. Megjithatë, shumë nuk duken ende të bindur në interesin jo vetëm mjedisor dhe klimatik, por edhe ekonomike për ndryshimin. Në këtë ‘shumë’ bëjnë pjesë drejtues të kompanive të mëdha që naftës dhe karbonit sikurse edhe shumë qeveri, ndoshta edhe për shkak të presioneve të ushtruara nga të njëjtët lobi që nuk janë të prirur të shpenzojnë për klimën.

Lufta për ndryshimet klimatike më fitim-prurëse se ‘biznesi i zakonshëm’

Një raport i ri, botuar më 5 shtator, tregon shifrat reale, mundësitë e mëdha që tranzicioni hap për të gjithë botën. Ai u hartua nga Komisioni Global për Ekonominë dhe Klimën, një organ i pavarur i kërkuar nga Mbretëria e Bashkuar, Suedia, Indonezia, Norvegjia, Koreja e Jugut, Kolumbia dhe Etiopia. Qëllimi i tij është konkretisht të ndihmojë qeveritë të kuptojnë pse duhet të shikojnë drejt ndryshimit miqësor-ndaj mjedisit si një periudhë rritjeje e zhvillimi. Sipas studiuesve të Komisionit, tranzicioni mund të jetë edhe më i favorshëm se “biznesi i zakonshëm”.

Studimi së pari përshkruan se si konteksti “po evoluon”. Ekspertët tregojnë se kulmi i kërkesës për qymyr, naftë dhe gaz për 20 vitet e ardhshme është “i mundshëm”. Në rastin e parë, kërkesa mund të fillojë të bjerë në botë në 5-10 vitet e ardhshme. Kjo tashmë ka çuar në një ndryshim të madh në shpërndarjen e kapitalit në sektorin e energjisë. Thjesht mendoni për aleancën e nënshkruar në COP 23 në Bon nga mbi 60 qeveri, biznese dhe organizata të tjera.

“Shmangia e 700 mijë vdekjeve të parakohshme për shkak të smog-ut”

Përballë këtij skenari, një ekonomi “e re” do të garantonte një “fitim” të akumuluar prej 26.000 miliardë dollarësh, krahasuar me rezultatin e pritshëm me modelin e vjetër. Vlerësimi që u gjykua “i kujdesshëm” edhe nga vetë autorët. Për më tepër, 65 milion vende pune me lidhje me mjedisin do të mund të krijoheshin deri në vitin 2030, për rrjedhojë mund të shmangnim 700 mijë vdekje të parakohshme për shkak të ndotjes së ajrit brenda dymbëdhjetë viteve të ardhshme.

E gjithë kjo mund të arrihet në pesë sektorë: energji, qytete, trajtimi i ujit, sektorë industrialë, bujqësia dhe përdorimi i tokës. Në fakt, raporti shpjegon se rikuperimi i 160 milion hektarëve tokë të degraduar mund të sillte 84 miliardë dollarë në vit fitim. Vetëm për popujt autoktonë të pyllit të Amazonës, “deri në 10 mijë dollarë për hektar mund të gjenerohen për sa i përket avantazheve për sistemin”. Për më tepër, një reformë e subvencioneve dhe e çmimit të qymyrit do të siguronte një rritje të të ardhurave publike prej 2.800 miliardë dollarë në vit në vitin 2030. Ekuivalenti i PBB-së së një vendi si India.

Ne kemi nevojë për më shumë investime të gjelbërta (miqësore ndaj mjedisit) dhe një reduktim të financimeve fosile (mbetje, qymyr, naftë etj.)

Megjithatë, ky investim mund të jetë eficent vetëm nëse realizohet në sektorët e duhura. Komisioni shpjegon se duhet të përcaktohet nga të gjitha fuqitë kryesore ekonomike një çmim për emetimet e CO2 midis 40-80 dollarë, dhe se kjo do të ishte e volitshme të bëhej deri në vitin 2020. Financimet publike për karburantet fosile dhe agro-industritë ndotëse duhet të ndërpriten. Duhen gjithashtu detyruar kompanitë dhe investitorët të komunikojnë ndikimet dhe impaktet e biznesit të tyre në klimë. Përpos saj është e nevojshme realizimi i një programi mbështetës për strukturat miqësore ndaj mjedisit. Bankat e Zhvillimi duhet të dyfishojnë investimet e tyre të gjelbërta.

Si dhe, deri në vitin 2020, të gjitha kompanitë e indeksit Fortune 500 duhet të paraqesin objektivat e biznesit të tyre në përputhje me Marrëveshjen e Parisit.

Në sektorit e ujit, nevojiten rreth 114 miliardë dollarë në vit, veçanërisht në ekonomitë në zhvillim për të garantuar aksesin universal në ujin e pijshëm. Ndërsa në industrinë e rëndë dhe në sektorët e transportit, futja e teknologjive më të mira mund të zvogëlojë konsumin e energjisë me 26% gjatë 25 viteve të ardhshme. Çka do të garantonte një rënie prej 32% të emetimeve të CO2 gjatë së njëjtës periudhë.

Mesazhi pra, është se është gjithçka e mundshme, dhe kjo vlen edhe nga këndvështrimi i klimës, shëndetit, mirëqenies dhe zhvillimit. Ajo që mungon është vetëm vullneti politik për të filluar seriozisht ndryshimin. Mjafton të kujtojmë se që nga viti 2009 bota ka premtuar të ndajë 100 miliardë dollarë në vit për vepra që mbrojnë klimën, dhe që kjo shifër u ritheksua në Marrëveshjen e Parisit të vitit 2015, por deri më tani, ajo ende nuk është alokuar. 

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.