Mbetjet


Durrësi i papërgatitur për sezonin, bregdeti i ndotur nga leshterikë e mbeturina

Qyteti bregdetar i Durrësit ende nuk është i përgatitur për të pritur sezonin veror. Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja zyrtare e sezonin, bregdeti vijon të jetë i ndotur.

Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga çelja zyrtare e sezonit turistik veror, bregdeti i Durrësit nuk është ende gati për të pritur pushuesit e parë. Për shkak të motit të paqëndrueshëm që ka përfshirë ditët e fundit rajonin, deti ka nxjerr në breg tonelata me leshterik, i cili ka pushtuar brezin e rërës.

Sinoptikanet kanë parashikuar që moti i paqëndrueshëm do të vazhdojë edhe për disa ditë, ndaj edhe ndërmarrja e pastrimit të plazhit nuk ka nisur nga puna për pastrimin e vijës bregdetare.

Qytetarët që frekuentojnë Durrësin kërkojnë t`i kushtohet më tepër vëmendje higjienës.

Javën e ardhshme në Bashkine e Durrësit pritet të mbërrijë VKM-ja që përcakton udhëzimet dhe masat që duhet të marrin autoritetet lokale dhe operatoret turistik përgjatë vijës bregdetare.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.