Raporti i Gjelbër 2018
Bashkëpunimi ynë me Green Recycling Sh.p.k është një histori suksesi 4-vjecare. Kjo kompani me të cilën bashkëpunojmë për riciklimin mbetjeve të letrës dhe kartonit në zyrën tonë, na bën me dije cdo vit Raportin e Gjelbër, i cili na tregon se sa është sasia e letrës së konsumuar gjatë vitit paraardhës, dhe cili është ndikimi i këtij konsumi në mjedis.
Për vitin 2018, Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) ka grumbulluar 85 kg mbetje letre dhe kartoni, duke shmangur kështu rreth 0.1 kg shkarkime të CO2.
Ky riciklim është i barabartë me:
• mbi 2 pemë të ruajtura
• 348 kilovat energji e kursyer
• 1 fuçi me naftë të kursyera
• 2.3 kg ndotësa ajri të shmangur
• 3.1 metra kub ujë të ruajtur
• 0.3 metra kub hapësirë në landfill e ruajtur.
Jemi të lumtur të themi se konsumi i letrës gjatë vitit 2018 në zyrën tonë është zvogëluar me 1/4, në krahasim me sasinë prej 342 kg letër të grumbulluar gjatë vitit 2017.
