Natyra


Prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë

Prej dy ditësh vihet re prezenca e delfinëve në detin Adriatik, Velipojë, konkretisht në Rrjoll dhe Vilun!

Ditën e djeshme punonjësit e AdZM Shkodër vunë re një delfin rreth 6-7 m larg bregut i cili dukej i pajetë, për këtë e nxorën në breg për t’i bërë matje dhe për të parë nëse ka dëmtime të jashtme që mund të lidhën me ngrodhjen e tij!

Pas verifikimeve u dallua një shënjë në njërin sy! Mendohet se mund të jetë dëmtuar nga varka të peshkatëve në det!

Sot, nga disa xhirime, u pa sërish në Vilun një delfin i gjallë!

Me kërë rast, AdZM iu bën thirrje për kujdes të gjithëve, kryesisht peshkatarëve dhe pushuesve në bregdetin e Velipojës.

Specie të tilla jo vetëm janë bukuri e jashtëzakonshme, por edhe shumë të rralla në ujërat tona!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.