Mbetjet


“Stacion” mbetjesh në Pogradec, banorët e Gështenjasit protestë kundër projektit

Banorë të fshatit Gështenjas në Pogradec kundërshtojnë ndërtimin e një stacioni për grumbullimin e mbetjeve para se të dërgohen në landfill. Ata thonë se u ndotet uji e toka me të cilën kanë të lidhur jetën.

Plani për ndërtimin e një stacioni mbetjesh në funksion të landfillit të Maliqit ka ngjallur kundërshtime në Pogradec.

Banorët e Gështenjasit u hodhën në protestë kundër idesë që në rrethinat e fshatit të ngrihet pika ku mbetjet ditore të zonës do grumbullohen para se të çohen në landfill.

"Nuk jemi pyetur dhe ne jemi të vendosur të mos e lejojmë"

"Po nuk u anulua kjo ne do dalim të zëmë rrugën"

Thonë se ndërtimi nisi i pa pyetur dhe i tremben ndotjes së ujit dhe tokës, me të cilat kanë lidhur jetën.

"Kam tokë buke këtu, tani kërkon të ma zabtojnë"

"Po u bë kjo nuk hahet asgjë"

Shqetësimin e banorëve tentoi ta qetësojë nënkryetari i Bashkisë.

Bledi Çomo u tha se nuk ka rrezik për florën e faunën.

"Kjo nuk është një vend grumbullim mbetjesh, por është një vend i cili me kontenier bëhet depozitimi dhe bëhet direkt transferimi për në landfill"

Stacioni i grumbullimit të mbetjeve ishte parashikuar të ndërtohej dy vjet më parë në Leshnicë, por asokohe banorët reaguan ashpër duke mos lejuar zbatimin e projektit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.