Ese nga Elia Meçi, Pogradec
Njeriu ka jetuar në tokëpër mijëra vjet. E ka shkelur , e ka populluar , e ka punuar , e ka përdorur dhe shfrytëzuar token për shekuj e mijëvjecarë të tërë. Por vetë njeriu, ënia më inteligjente undi ta kuptonte se cfarë rëndësie dhe vlere ka kjo dhuratë vetëm 50 vjet më parë. Vetëm për 50 vjet ne njerzit kemi “festuar” ekzistencën e planetit e për rrjedhojë ekzistencën e vetë jetës. Fati e deshi që në përvjetorin e saj të 50 , dita e Tokës të merrte një kuptim krejt ndryshe.
Sot , teksa ne të gjithë jemi ulur në shtëpitë tona, në pamundësi për të ndjekur rrjedhën normale te ditës , kemi mundësinë e artë për të reflektuar mbi veprimet tona. Është sa i pazakontë , sa ironik fakti që sot manifestimet për ditën e Tokës po ndodhin nëpër ballkonet dhe dritaret e shtëpive tona. Por sado që kjo të duket e çuditshme është ndoshta më e mira që mund të bëjmë për planetin tonë. E ndërkohë që qëndrojmë në ankth për shëndetin tonë e të njerzve të dashur , le të marrim vetëm pak minuta për të analizuar situatën. Shëndeti i Tokës po përmirësohet. Pak nga pak me hapa të vegjël , por në të vërtetë shumë të sigurt.
Sot ndotja e ajrit është ulr në mënyrë drastike. Është eleminuar thajse totalisht lëvizja e automjeteve, është reduktuar puna e fabrikave dhe punishtevetë gjitha këto kanë bërë që të ulet përqindja e gazeve të dëmshëm në ajër ndonëse për pak kohë , mosveprimi ynë i ka mundësuarplanetit të marrë frymë lirisht. Në Shtetet e bashkuara të Amerikës, uashingtoni po kalon një nga pranverat me ajrin më të pastër në historidhe Los Anxhelosi që dikur njihej si shteti me kualitetin me të dobët të ajrit , po përmirësohet ndjeshëm. Në krahasim më vitet e tjera muaji Prill I 2020 ka sjellë një rënie me 30 % të ndotjes.
Ndërkohë që ndotja e ajrit përbën nje problem kryesor , nuk duhet të harrojmë edhe format e tjera të ndotjes. Një efekt të ndjeshëm pandemia ka patur edhe ne ndotjen akustike. Ndalimi i transportit publik, organizimet madhore , festat etj, kanë vendosur një qetësi publike. Në të vërtetë diferencat e ndotjes akustike janë shumë të mëdha. Kjo qetësi nga zhurmat artificial ka sjellë edhe një të mirë tjetër. Pas kaq shumë kohësh ne mund të dëgjojmë këngën ë natyrës, cicërimat e zogjve, fërshëllimën e gjetheve , melodinë e erës dhe të shiut.
Le të bëjmë një krahasim dhe ta mendojmë planetin si një idnivid. Rrugët janë enët e gjakut dhe njerzit janë vetë gjaku që qarkullon në to. Por teksa vitet kanë kaluar ky gjak ka qënë gjithnjë e më shumë i ndotur me mbetje , me gaze të dëmshme etj. Për vite me rradhë ne skemi bërë gjë tjetër vecse kemi shtuar nivelin e ndotjes me pakujdesin tonë. Rritja e këtij niveli e ka bërë tokën të paaftë për të funksionuar në kapacitetin e saj maksimal. Ka dëmtuar rrigët e frymëmarrjes, ka dobësuar mushkërinë , ka plagosur sistemin e saj imunitar. Dhe pas gjithë këtyre plagëve si mund të jemi ka egoistë sa të mendojmë se kemi të drejtë të vazhdojme dh eta shfrytëzojmë akoma më tej atë?
Pandemia botërore i fali kohë Tokës që të rifitojë fuqitë e saj. I fali kohë që të kurojë plagët e të rimëkëmbet.pandemia sigurisht që ka efektet e saj negative. Në sytë e njerzve dallohet fare qartë frika. Virusi ka nënshtruar shumë persona e lënduar shumë të tjerë. Megjithatë nuk mund të qëndrojmë të nënshtuar të frikës sonë. Duhet të qëndrojmë vigjilentë , të kujdesshëm dhe të infromuar. Kur theem të informuar e kam fjalën për zhvillimet pozotive të ditëve. Dhe për fat të mirë më shumë se gjithcka tjetër zhvillimet pozotive kanë prekur temën e ndryshimeve klimatike dhe çështjen e mjedisit. Ndihma që kjo situatë I ka dhënë natyrës, ajrit , ujit , Tokës. Ndoshta duhet ta shohim këtë si një shpresë për të ardhmen e planetit tonë. Ose ndoshta duhet ta shohim këtë si një mesazh sensibilizues.
Kjo siuatë na ka bërë të kuptojmë dy gjëra të rëndësishmë. E para dhe ndoshta mësimi më i vlefshëm është se shkaktarët e gjithë problemit jemi vetë ne njerzit me veprimet dhe me mosveprimet tona. Ne veprojmë pa menduar për pasojat , hedhim hapa të pasigurt , marrim vendime të gabuara. Të gjitha këto I bëjmë me vetëdije të plotë dhe ne një mënyrë apo në një tjetër këto krimë nuk e vrasin ndërgjegjen tonë. Është natyra jonë egoiste që na shtyn të mendojmë vetëm për të mirën e vetvetes. Ndoshta është ndejnja e vetvlersimit të tepruar që nuk na lejon të mendojmë ndryshe. Po mosveprimi cfarë është? Mosveprimi jonë lidhet më neglizhencën e detyrave që na takojnë, me mosnjohjen e plotë dhe të drejtë të tyre. Të gjithë pa përjashtim kemi detyrime ndaj planetit , por ndodh rëndom që të mos i plotësojmë ato ose akoma më keq të mos pranpjmë t’i marrim përsipër këto përgjegjësi.
Përfitimi i dytë i kësaj situatë është se në një farë mënyre po na tregon një alternativë për zgjidhjen e problemit më të vështirë me të cilin jemi përballur. Sigurisht zgjedhja nuk është që të braktisim normalitetin dhe të mbyllemi nëpër shtëpi. Kjo do të ishte totalisht absurde dhe e papranueshme. Zgjidhja më e mirë që mund të kemi është të marrim kohën e duhur , fillimisht për të kuptuar gabimet tona dhe më pas për të bërë gjënë e duhur, për t’I ndrequr këto gabimë.
Ne na nevojitet Toka po aq sa i nevojitemi ne asaj. Tani , në këto moment Toka ka nevoje për ndimën tonë. Prndaj le të bëhemi të gjithë bashkë , për të luftuar për të ardhen tonë, për shtëpine tonë. Lë t’i kurojmë plagët që i kemi shkaktuar, t’I rikthejmë buzëqeshjen . por për ta bërë këtë ne duhet të besojmë se veprimet tona do të sjellin ndryshimin. Ndryshimi sigurisht nuk është i mënjëhershëm, ai është një proes që shtrihet në kohë. Por një gjë është e sigurt: kur të gjithë udhëhiqen nga dëshira për të ndryshuar , nga ndjenja për të bërë mirë, rezultati është gjithmonë shumë i kënaqshëm.
