Të tjera


Ese nga Dajana Gjoka, Shkolla e mesme profesionale "Kolin Gjoka" Lezhë

Syri te mrekullohet kur hedh një vështrim rreth e përqark . 

Ne mbushemi me jetë kur shohim cfarë kryevepre ka krijuar Zoti!

Botën!

Atë në të cilen jetojmë.

Nuk na mjafton një jetë e tërë për ta eksploruar këtë univers ,ai është gjigant dhe i pafundëm . 

Toka është i vetmi planet në sistemin tonë diellor në të cilin ka jetë ose të pakten këtu kemi gjetur sigurinë për të jetuar.

Mjedisi është shtëpia jonë të cilën duhet ta mbajmë paster ,ta ruajmë dhe ta mbrojmë nga çdo kërcënim,qoftë edhe nga vetja jonë.

Por ky realitet dhe kjo botë e gjallë dalëngadalë po shndërrohet në një makth të frikshëm për të gjithë ne !

Përpara syve tanë kemi realitetin në të cilin ndodhet globi ynë. 

Veprimtaria e njeriut e ka dëmtuar dhe po e dëmton rëndë natyrën !

"Ne po fajsojmë mjedisin tonë, por jo, njerëzit janë për tu fajësuar dhe vetëm një, ata vetë"!

Teknologjia po e shndërron botën ne një 

"përbindësh"!

Perfeksioni tani po shndërrohet në teknologji.

Çdo pemë e gjelber po pritet ,oksigjeni po kthehet në  grumbuj tymërash, të cilat po na vrasin dita-ditës .

Shëndeti ynë është i kërcënuar nga rreziqet që i kanosen globit .

Dime që pjesa më e madhe e globit është e mbuluar me ujë, burimi kryesor i jetës . Por sa nga ne po kujdeset për mbrojtjen e tij?

Shumë pak! Ai burim jete dalëngadalë po kthehet  në një moqal. Uji është forca lëvizese e natyrës ,nëqoftëse kjo forcë lëvizese e natyrës  ndalon atëherë edhe natyra ndalon së lëvizuri .

Detet po kthehen në një grumbullim mbeturinash shumë të mirë .Veprimtaria jonë njerezore po shkatërron mijëra habitate ,gjallesa ,shpend dhe mbi te gjitha po shkaterrojmë njerëzimin .

Është momenti për t'i thënë "stop" gjithë kësaj armiqësie  që kemi krijuar me natyrën  . 

Nuk duhet të harrojmë faktin që natyra gjithmonë  ka pasur më shumë forcë se sa arsimi !...

Ngjyrat janë buzeqeshje  të natyrës. Vallë tani që ngjyrat po errësohen natyra po qan?!

Edhe pse natyra fillon me arsye dhe përfundon në përvojë është e nevojshme për ne që të bëjmë të kundërtën ,pra të fillojmë me përvojë dhe nga kjo të vazhdojmë se hetuari arsyen.

Ne duhet ta vëzhgojmë natyrën me shumë kujdes ,reflektimi ynë duhet të jetë  më i thellë dhe eksperimentet tona ekzakte .

Ne rrallë po i shikojmë këto të tria të ndërthurura së bashku.

Dashuria nuk është pelhurë që e thuri natyra, ne jemi të aftë të dashurojmë  vetë, ndërsa fantazia e zbukuron me qëndisje !

Ne duhet ta shpëtojme planetin tonë ,ne mund të ja dalim duke u bashkuar të gjithë në një qellim.

Mesazhet nuk duhet t'i përcillen tokës apo njëri-tjetrit ,mesazhin duhet t'ia japim vetës dhe nisma e parë duhet të fillojë nga ne.

Të bëhemi shembull i mirë për të tjerët .

Secili nga ne duhet ta gjejë forcën brenda vetes dhe të ndërmarrë një mision te tillë dhe planeti ynë do të shpëtojë nga gjithë ky rrezik !

Dielli nuk do të fshihet më pas reve por rrezet e tij do të ngrohin botën!!!

Bëhu ti arsyeja që natyra të buzeqeshi!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.