Mbetjet


Përroi i Qesarakës në Linzë "pushtohet" nga mbetjet, koshat janë vetëm 100 metër larg

Pak minuta nga qendra e kryeqytetit një tjetër basen ujorë, këtë herë përroi i Qesarakës është i mbuluar nga mbetjet.

Në një zonë të banuar dhe shumë pranë malit të Dajtit askush nuk është kujtuar të vërë dorë për të ndaluar këtë krim mjedisorë.

Në këtë zonë nuk mungojnë koshat për hedhjen e mbetjeve, por banorët apo abuzuesit dhe ndotësit e mjedisit preferojnë t'i hedhin në këtë formë siç janë shpërndarë këto thasë me inerte.

Ky përrua bashkohet me lumin e Babrrusë për të përfunduar në lumin Tirana e më pas Ishëm dhe grykëderdhjen e tij në Adriatik.

Edhe pse Inspektorati i Mjedisit tashmë është në varësin e ministrisë së Brendshme ky territor duket se është jashtë kontrollit të policisë apo pushtetit lokal edhe pse konsiderohet pjesë e kryeqytetit.

Report Tv prej ditësh ndjek këtë situatë, ndërsa pyetjes se kur do të nisë pastrimi dhe kush do të pastrojë këto mbetje askush si jep përgjigje.

Pas kronikave denoncuese në Report TV se basenet e lumit Tirana, Ishëm, përroit të Arbanës ishin mbushur me mbetje spitalore, plastik dhe inerte prokuroria e Tiranës nis hetimin dhe kërkon me shkresë urgjente nga pushteti lokal përgjigje. Kush i ka hedhur mbetjet? Sa herë janë kontrolluar lumenjtë? Përse nuk janë pastruar sipas pamjeve të transmetuara në media? Janë këto pyetjet e prokurorisë drejtuar zyrave të pushtetit lokal në të cilat kalojnë këto lumenj.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.