Qytetarët organizojnë një peticion për largimin e mbetjeve në zonën e Ish-Poligrafikut
Disa Banorë të Njësisë Administrative Nr.1 së bashku me organizatën "Qëndresa Qytetare" kanë marrë nismën e krijimit të një peticioni elektronik, për t'u paraqitur në Bashkinë Tiranë, me qëllim largimin e mbetjeve në zonën e Ish-Poligrafikut, sipas Ligjit nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe Ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”.
Kërkesa e plotë:
DREJTUAR: KËSHILLIT BASHKIAK TIRANË
Ne të nënshkruarit, banorë pranë Njësisë Administrative Nr.1, Tiranë, bazuar në
Ligjin nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe Ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”:
PARASHTRIMI I SITUATËS
Pranë Poligrafikut rruga “Agush Gjergjevica” dhe Lagjia “Ali Demi” rruga “Muharrem Zalli” janë krijuar dy vend-depozitime mbetjesh inerte dhe urbane në afërsi të banesave dhe rrugëkalimeve të qytetarëve shkaktuar nga pezullimi i punimeve për Unazën e madhe, të cilat sjellin disa shqetësime për ne banorët e Njësisë Administrative nr.1.
Këto mbetje shkaktojnë ndotje të mjedisit, janë kthyer në burim infeksioni, lëshojnë aromëra të pakëndshme, kanë tjetërsuar imazhin e lagjjes, bllokojnë rrugë kalimin dhe janë bërë shkak për bllokimin e kanalizimeve të ujrave të zeza duke bërë që këto të fundit të dalin në sipërfaqe duke shaktuar një situatë alarmante për zonën tonë.
Për të ilustruar dhe vënë në dijeni bashkëlidhur këtij peticioni do të gjeni foto dhe video të dy pirgjeve me mbetje të cilat tashmë na shqetësojnë jo vetëm ne banorëve të zonës por edhe të gjithë kalimtarët.
Pavarësisht se Këshilli Bashkiak Tiranë nëpërmjet Vendimit nr. 158 datë 26.12.2019 “Për miratimin e sistemit të taksave dhe tarifave vendore në qytetin e Tiranës” e rriti tarifën e pastrimit në masën 5750 Lekë, ne kemi demostruar qytetari dhe përgjegjshmëri duke paguar tarifën e pastrimit dhe atë të largimit të ujrave dhe meritojmë që Bashkia të na shërbejë në mënyrë dinjitoze duke larguar mbetjet dhe marrë masat për zgjidhjen e menjëhersme të situatës..
KËRKOJMË
Bazuar në Ligjin nr. 139/2015 Për Vetëqeverisjen Vendore, Neni 26, pika 1 “Bashkia është përgjegjëse për Sigurimin, në nivel vendor, të masave për mbrojtjen e cilësisë së ajrit, tokës dhe ujit nga ndotja” dhe ligjin nr.10 463, datë 22.9.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, kërkojmë nga Këshilli Bashkiak:
Marrjen e masave të menjëhershme për pastrimin e mbetjeve në dy lagjet e Njësisë Administrative Nr.1
Marrjen e masave të menjëhershme për rregullimin e infrastrukturës së kanalizimeve të ujërave të zeza
Mbylljen sa më të shpejtë të punimeve për Unazën e re në zonën tonë.
Organizimin e një seance dëgjimore me parashtruesit e peticionit, banorë të njësisë administrative nr.1 për të dhënë një zgjidhje përfundimtare dhe afatgjatë mbi situatën e mbetjeve dhe kanalizimeve të ujrave të zeza.
Afati i nënshkrimit të peticionit është data 17- 27 Qershor ora 10:00
Parashtruesit:
Organizata Qëndresa Qytetare/ Banorët e Njësisë Administrative Nr.1:
E-mail: [email protected] / [email protected]
Tel: 0692203074
Link-u për të firmosur peticionin: Peticioni elektronik
