Natyra


Per here te pare ne Shqiperi/ Gjurmim satelitor per levizjet e Pelikanit Kaçurrel ne PKDK

Ka nisur te zbatohet per herë te parë ne Shqiperi praktika e studimit të lëvizjes së pelikanit kacurrel nëpërmjet teknologjisë satelitore

AdZM Fier, falë mbështetjes së Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) në Shqipëri, në kuadër të projektit “Rritja e Qendrueshmërisë Financiare të Sistemit të Zonave të Mbrojtura në Shqipëri” bëri të mundur për herë të parë zbatimin e teknikës së gjurmimit satelitor të pelikanit kaçurrel në Shqipëri. Një individ i pamaturuar i pelikanit kaçurrel nga kolonia e Divjakë-Karavastasë, e vetmja në vend, u pajis me transmetues satelitor.

Kjo pajisje mundëson gjurmimin e shpendit në kohë pothuajse reale dhe bën të mundur përfitmin e një volumi të madh të dhënash tepër të sakta brenda nje periudhe shumë të shkurtër kohore. Per te njëjtin volum të dhënash që mund të grumbullohet nëpërmjet gjurmimit satelitor për një periudhë kohore 1 vjecare, do të duheshin dhjetra e dhjetra vite të grumbulloheshin nëpërmjet metodave klasike të gjurmimit sikurse është unazimi.

Gjurmimi satelitor për shkak të dobisë së lartë që sjell, përfaqëson një moment revolucionar në fushën e studimit dhe ruajtjes së shpendëve dhe jetës së egër në përgjithësi, duke mundësuar gjenerim e dijes në nje kohë shumë të shkurtër dhe duke i hapur kësisoj rrugën veprimeve të shpejta dhe efikase të menaxhimit te situates. Për fat të mirë, kjo praktikë filloi tashmë të zbatohet edhe në vendin tonë, ndonëse është ende në hapat e para.Kjo ndihmon edhe në aspektin e rritjes së njohurive të përgjithshsme mbi ekologjine e pelikanit kaçurrel në vendin tonë si dhe për të informuar veprimet e menaxhimit dhe ruajtjes së këtij lloji në Shqipëri, marrë për bazë që ky lloj mbart statusin i rrezikuar në mënyrë kritike për zhdukje.

Realizimi i kësaj nisme u mundesua edhe falë shërbimit profesional të studiuesit të shpendëve të egër Mirjan Topi dhe veterineret e rinj Ariel Vasili dhe Blandi Mustafi të cilët i falenderojmë.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.