Mbetjet


Protestë për ndotjen, në Lushnje kërkohet largimi i fabrikës së peshkut

Fabrika e përpunimit të peshkut në fshatin Allprenaj është kthyer në një shqetësim serioz për banorët e zonës.

Banorët pretendojnë se në kundërshtim me ligjin, mbetjet e  fabrikës derdhen në përroin që përshkon lagjen.

 Era e fortë ndihet kudo, ndërsa  përroi  rrezikon të kthehet në vater infeksioni. 

“Pas orës 4 pasdite te qelb, vetëm të ikim se nuk shtyhet.”

“Çfarë bën ky shtet kështu?”

“Nuk hapim dot dyer as dritare.”

Pavarësisht ankesës së banorëve, Bashkia thonë ata nuk ka marrë asnjë masë.

Situata është emergjente dhe banorët paralajmërojnë se nëse nuk merren masa, ata do të përshkallëzojnë protestat e tyre.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.