Ajri


Zjarr në zonën e Kallmit në Durrës, flakët djegin rreth 100 ha pisha e shkurre

Një zjarr i madh ka rënë gjatë natës në zonën e Kallmit. Mësohet për shuarjen e zjarrit janë angazhuar 3 automjete të drejtorisë MZSH, 2 automjete të Portit dhe 1 automjet i Shijakut, me mbi 20 forca zjarrfikëse dhe 4 vullnetarë.

Nga zjarri mësohet se se janë djegur rreth 100 ha pisha dhe shkurre. Situata e rëndë vazhdon prej orës 01:30 të natës e deri mëngjesin e sotëm, duke vijuar puna për fikjen e zjarrit.

Ndërkohë, nga bashkia po bashkohen edhe 20 punëtorë komunalë për ndihmë, për shkak të vështirësisë që paraqet terreni.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.