Natyra


Flamingot shfaqen në Liqenin e Pogradecit, vijnë nga Turqia e më pas shtegtojnë

Për herë të parë janë parë flamingo në liqenin e Ohrit në Pogradec. Ato mendohet se kanë ardhur nga Turqia dhe pas qëndrimit disaditor në bregun e liqenit do të shtegtojnë drejt lagunave të Nartës së Karavastaës. Flamingot në Pogradec janë parë si një fenomen i rrallë.

Vizitorë të rrallë janë shfaqur në liqenin e Pogradecit.

Rreth 16 flamingo janë ndalur në vijën bregliqenore sapo hyn ne fshatin turistik të Tushemishtit.

Flamingot mendohet se kane ardhur nga Turqia dhe pas ndalesës në Pogradec mund të fluturojnë drejt lagunave të Nartes dhe Karavastasë.

"Flamingo nuk është shpend i liqenit të Ohrit. Këta individë mendohet se vijnë nga Turqia, kanë bërë një ndalesë të shkurtër dhe mendohet se do të zhvendosen drejt lagunave", tha Gani Bego specialist i Zonave të Mbrojtura.

Prania e flamingove në liqenin juglindor konsiderohet si dukuri e pazakontë, pasi habitatin e tyre e kanë në Nartë dhe Karavasta.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.