Të tjera


Favorizuan prerjen e pyjeve, Gjykata e Korçës lë në burg 5 efektivë të policisë (Emrat)

Gjykata e Korcës ka lënë në burg 5 të arrestuarit e komisariatit të Maliqit.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për “Balkanweb” se gjatë seancës së zhvilluar mëngjesin e sotëm efektivët e rendit, Marius Kapllanaj, Fillon Kazaferi, Ylli Damo ,Ardian Shepllo, Adrian Cekici,morën masën arres me burg ndërsa për dy efektivët Orges Vojkollari dhe Fatjola Qose është lënë masa e pezullimit nga detyra pa afat.

7 efektivët akuzohen për shpërdorim detyre, pasi kanë favorizuar subjektet për prerje të pyjeve.

Përgjimi i telefonave ka zgjatur mbi 1 muaj duke nxjerrë te 7 efektivët e përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

Në keqpërdorim të atributeve qe u jepte detyra këta shtetas kanë lejuar këtë veprimtari të paligjshme duke konsumuar elementët e shpërdorimit të detyrës.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.