Aktiviteti njerëzor


SHOQËRISË CIVILE I NDALOHEN TUBIMET, NDËRKOHË QË MAKINERITË E PROPAGANDËS SHKOJNË QYTET MË QYTET

Për të kundërshtuar vendimin për firmosjen e kontratës lidhur me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës, grupimi i organizatave në mbrojtje të Vjosë-Nartës do të organizonte ditën e enjte një tubim përballë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Duke respektuar çdo masë kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, në kërkesën drejtuar Drejtorisë së Policisë Vendore Tiranë, u pohua se pjesëmarrësit në këtë tubim nuk do t’i kalonin 10 vetë. Në përgjigjen e ardhur nga institucioni i policisë deklarohej se një tubim i tillë do të përbënte “një rrezik serioz për shendetin tuaj dhe të qytetarëve të tjerë”, duke e refuzuar kërkesën tonë të drejtë dhe brenda kornizave ligjore.

Përse policia nuk ndalon grumbullimet e fushatës elektorale, por ndalon një grumbullim prej 10 personash nga shoqëria civile për një kauzë që nuk ka asnjë ngjyrim politik?

Fjala e lirë nuk shtypet dhe aq lehtë! Të jemi me mijëra, në vend të dhjetërve!

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.