Shpendët dhe habitatet e tyre "rrezikojnë të zhduken" si pasojë e ndërtimit të aeroportit
Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri (PPNEA) dhe fondacioni evropian për ruajjen e natyrës (EuroNatur), kundërshtojnë planin e Qeverisë Shqiptare për ndërtimin e aeroportit të Vlorës.
Përkrahësit e nismave, fushatave apo dhe
aktiviteteve në Ditën Ndërkombëtare të Shpendëve Shtegtarë, sjellin në
vëmëndjen tonë përsëri thirrjen e Vjosës si park Kombëtar, për të mos degraduar
natyrën dhe habitatet e saj me qëllimin më të zakonshëm, rritjen e ekonomisë së
popullsisë vendase. Ku shkak për këtë, vjen projekti i ndërtimit të aeroportit
në zonën “Vjosë-Nartë” edhe pse mbetet një shkelje e ligjeve kombëtare dhe
ndërkombëtare duke penguar shtegtimin e mijëra shpendëve. Pasi sipas censit
ndërkombëtar të shpendëve shtegtarë, në vitin 2019 janë regjistruar 10 468
shpendë në Vjosë-Nartë.
“Shtegtimi i shpendëve të Evropës qendrore,
veriore dhe lindore përqendrohet gjatë të ashtuquajturës Rruga e Shtegtimit të
Adriatikut, e cila përshkon Ballkanin, Adriatikun, Italinë Jugore dhe Afrikën
Veriore. Një nga zonat më të rëndësishme të pushimit gjatë bregdetit shqiptar
është Laguna e Nartës”, sipas reagimit të dy organizatave mjedisore.
Gjithashtu ekspertët ngrenë "këmbanën e alertit", pasi ndërtimi i aeroportit do të
detyroj mijëra shpendë të gjejnë habitate të tjera si pasojë e zhurmave të
vazhdueshme dhe ndotjes. Një tjetër rrezik është dhe përplasja e zogjve me
avionët, pasi ky I fundit shërben si burim aksidentesh.
Sikur kjo të mos mjaftonte, hapja e korridoreve infrastrukturore do të çojë në humbje të habitateve të shpendëve vendas dhe migratorë. Sikurse dhe Zydjon Vorpsi thotë për PPNEA se: “Nëse ky projekt infrastrukturor do të ndërmerret në Vjosë-Nartë, ai do të krijojë një precedent të tmerrshëm dhe do të hapë rrugën për ndërtimin e resorteve turistike, aeroporteve, etj., në zona të tjera të mbrojtura në Shqipëri”.
Prandaj dhe organizatat mjedisore ngrenë zërin për mosndërtimin e aeroportit, pasi bie ndesh me ruajtjen e biodiversitetit.
Në këtë link do të gjeni publikimin e njoftimit për shtyp në website-in e organizatës PPNEA.
