Uji


Zgjidhet ngërçi në akuakulturë – Kristo: Subjekteve që u ka skaduar leja do vijojnë punën

Subjektet që zhvillojnë aktivitet në sektorin e akuakulturës por që u ka skaduar leja apo po u përfundon afati së shpejti, do të lejohen të vijojnë normalisht veprimtarinë deri në përfundimin e studimit që do të përcaktojë zonat e përshtatshme për zhvillimin e akuakulturës. Ky është thelbi i projektligjit të ri të prezantuar në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese. Ndërkaq, afati për përfundimin e këtij studimi ështe tejkaluar me disa muaj. Por zv.Ministri përgjegjës për këtë sektor,  shpjegon arsyet dhe thekson se deri në fund të 2019-ës, gjithçka do të jetë gati.

Gjatë vitit 2018 prodhimi nga akuakultura ka qenë rreth 5500 ton nga 3 mijë ton që është regjistruar në 2016-ën.  Bëhet fjalë kryesisht për kultivimin në ujëra të kripura dhe të ëmbla të midhjeve, peshqve të llojeve kocë, levrek dhe troftë.  Miratimi i këtyre zonave do t’i japë një hov tjetër zhvillimit të sektorit.

Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.