Qeveria “fal” 5.5 hektarë truall shtetëror në Hamallaj
Sipas raportimit
të bërë nga Gazeta Shqip, prona shtetërore që është privatizuar përmes një
kontrate të miratuar në mbledhjen e 19 majit të qeverisë ndodhet në zonën
kadastrale 1925 dhe mban si numër pasurie 20/6. Në total janë 55 mijë
metër/katrorë truall shtetëror që u shitet dy kompanive private për rreth 550
mijë euro, ose rreth 10 euro për metër katrorë.
“Çmimi i
shitjes së pasurisë shtetërore, që kalon në pronë private është 59,565,000
lekë. Kjo vlerë është paguar plotësisht nga pala blerëse për llogari të
Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Drejtorisë së Drejtimit të Pronës
Publike Tiranë, në llogarinë të “ardhura nga shitja-tokë, troje, terrene” me nr.
1161110, sipas kushteve të vendosura në autorizimin për kryerje pagese”, thuhet
në kontratën e nënshkruar.
Qeveria
“fal” 5.5 hektarë truall shtetëror në prona. Vendndodhja e pronës shtetërore të
shitur për 10 euro metri/katror nga ana e Qeverisë, raporton Gazeta Shqip.
Kontrata
është nënshkruar mes Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shoqëritë
“Sviluppo Mare 1”, e regjistruar në Qendrën Kombëtare të Bizneseve në maj të
2016-ës dhe me numër NIPT L61706003C dhe “S&D Invest”, regjistruar në QKB
në shtator të 2008-ës me numër NIPT K82112004C.
Sipas
kontratës, dy kompanitë përfituese të këtij trualli kanë afat 30-ditor për të
regjistruar në zyrën vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës
këtë pronë në emër të tyre.
Ndërkohë, nga një kërkim i thjeshtë në internet, vlera e trojeve në këtë zonë kadastrale, sidomos në pjesën pranë bregdetit shkojnë të paktën 5 herë më shumë, ose rreth 55 euro për metër/katrorë.
Për të lexuar artikullin e plotë, mund të klikoni Gazeta Shqip.
