Mbetjet


Kurora e Gjelber e Kurbinit tashmë një landfill mbetjesh

Top Channel raporton se një vit më parë mbetjet urbane të bashkisë së Kurbinit, depozitoheshin në Kurorën e Gjelbër që ndodhet sipër qytetit të Laçit.

Që nga viti 2005-2020 në këtë kodrinë depozitoheshin 20 ton plehra në ditë. Prej disa muajsh mbetjet urbane nuk shkarkohen më këtu, por në landfillin e Bushatit, mali me mbetje urbane vazhdon të jetë kullota e derrave të zonës. Edhe pse kamionët e mbetjeve urbane nuk zbrazen më në Kurorën e Gjelbër, mungesa e rehabilitimit të landfilli ndot ajrin tokën dhe ujin.

Ndërsa gjatë stinës së verës në ditët e nxehta kur temperaturat shkojnë mbi 40 grade Celsius, ky vendgrumbullim mbetjesh mund të marrë flakë, duke rrezikuar kështu edhe pylli i pishave. Qyteti i Laçit dhe rrethinat në Bashkinë Kurbin, sipas të dhënave nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, prodhojnë rreth 13,439 ton mbetje çdo vit, prej të cilave arrihet të grumbullohen 10,022 ton.

Në zonat e thella malore makina e mbetjeve urbane e ka të pa mundur të bëjë mbledhjen e plehrave, për pasojë banorët e këtyre zonave mbetjet i asgjësojnë duke i vënë zjarrin ose duke i hedhur në përrenj.

Sipas burimeve zyrtare të Top Channel, çdo familje në këtë bashki paguan 1,500 lekë çdo vit si tarifë për menaxhimin e mbetjeve, këto para duket se nuk janë të mjaftueshme për të mbyllur varrin e mbetjeve.

Ky krim mjedisor në Shqipëri përsëritet në 200 vendgrumbullime, nga ana tjetër është Inspektorati i Mjedisit, institucioni që duhet të gjobisë bashkitë për këtë katastrofë mjedisore.

Për t'u informuar mbi artikullin e plotë, klikoni Top Channel.


Qëndroni më të informuar për mjedisin

Regjistrohuni për të marrë përmbledhjen ditore të lajmeve mjedisore në e-mailin tuaj.