“Bomba” e plehrave vijon në Pogradec
Në mesin e zonës
së mbrojtur në fshatin Peshkëpi të Pogradecit, për vite me radhë këtu hidheshin
40 ton mbetje urbane në ditë. Edhe pse këtu nuk vendgrumbullohen më plehrat e
bashkisë së Pogradecit, ky krim mjedisor shërben si dëshmi për mënyrën e keqadministrim
që bëhej nga pushteti lokal.
” Landfilli të
cilit ju i referoheni është mbyllur. Nuk depozitohen më mbetjet urbane. Prej
gati dy vitesh Bashkia e Pogradecit ka filluar t’i çojë të gjitha mbetjet
urbane në landfillin rajonal të Maliqit. Bashkia e Pogradecit ka kontraktuar
një operator ekonomi, për 5 vjet ky operator do të merret me menaxhimin e
mbetjeve urbane. Pagesa që i detyrohemi është afërsisht 600 milion lekë. Për
momentin nuk bëjmë ndarje në burim edhe pse është e domosdoshme, por që do të
fillojmë së shpejti. “- shprehet Paskalino Ziko, nënkryetari i Bashkisë
Pogradec.
Sipas Top Channel,
protestat e vazhdueshme të banorëve të zonës ndaluan hedhjen e mëtejshme të
mbetjeve urbane, por jo asgjësimin e plehrave ekzistuese. Fusha të mbjella me kultura të ndryshme bujqësore, rrezikojnë shëndetin e konsumatorëve pasi ato janë shumë pranë landfillit ilegal.
Në Shqipëri mbetjet janë kthyer në emergjencë mjedisore. Nëse nuk fillon ndarja e mbetjeve urbane sipas rrymave, dhe trajtimi i tyre në impiante urbane, atëherë pyjet e vendit tonë do të pushtohen nga plehrat.
Artikullin e plotë, e gjeni duke klikuar Top Channel.
