76.5 % e totalit të ujërave, të shkëlqyera! A ka arritur Shqipëria standardet evropiane në cilësinë e ujërave në dete, liqene e lumenj?
Agjencia Evropiane
e Mjedisit deklaron se në vitin 2020, 76.5 % e totalit të ujërave janë të
shkëlqyera krahasuar me 58.8 % në vitin 2019.
"Lajm i
mirë, sipas Agjencisë Evropiane të Mjedisit, rritja e investimeve për ruajtjen
e mjedisit e për mbrojtjen ujore dhe përkujdesja shumë më e madhe për plazhet
ka bërë që Shqipëria të arrijë standardet evropiane në parametrat që matin
cilësinë e ujërave në det, liqene e lumenj", shkruan Rama.
Përmirësimi i
ujërave ku 76.5 % e totalit të ujërave në Shqipëri janë të mira kanë ardhur si
rezultat i masave të marra nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit kundrejt
subjekteve të cilave ju kërkohet respektimi i limiteve të lejuara të
shkarkimeve në mjedis si dhe ndërtimit të impianteve të trajtimit të ujerave
urbane, pastrimit dhe mirë menaxhimin e plazheve.
Ky vlerësim i
mirë për ujërat e territorit shqiptar është edhe një arsye më shumë se pse
turistët e huaj duhet të vijnë në vendin ton.
Mbrojtja e
territorit dhe pastrimi i tij nga ndërtimet pa leje tek prekja e pyjeve,
lumenjve, liqeneve dhe zonat e mbrojtura natyrore e kulturore është edhe një
nga prioritetet e qeverisë Rama, ku ka kërkuar fokus maksimal nga strukturat
dhe autoritete përkatëse.
Konkretisht IKMT,
ka nisur shembjen e objekteve pa leje në Ksamil dhe Velipojë, ndërsa po
operohet me dorë të hekurt.
Për të lexuar artikullin e plotë, klikoni Shqiptarja.com.
