Zjarri që po rrezikon Parkun Kombëtar të Malit të Tomorit.
Kurora me pisha e Parkut Kombëtar të Malit të Tomorit, e cila është zonë e mbrojtur, është duke u djegur prej 24 orësh, ku deri tani janë shkrumbuar një sipërfaqe prej 10 hektar pyll.
E gjithë zona është mbuluar nga tymi, ndërsa zjarri vijon të përparojë
duke djegur gjithnjë e më shumë sipërfaqe të pyjeve.
Zjarri ka rënë në një
terren malor, ku ndërhyrja nga toka është e vështirë, thuajse e pamundur dhe se
ndërhyrja e vetme është nga ajri. Zjarri nisi ditën e djeshme, ndërsa forcat e
ushtrisë janë mundura ta mbajnë atë në kontroll për të mos lejuar përhapjen e
tij më shumë, duke punuar në kushte tepër të vështira.
Për këtë ngjarje janë arrestuar 2 persona, të cilët kishin ndezur zjarr gjatë kohës që kanë qenë duke mbledhur bimë medicinale, por flakët u kanë dalë nga kontrolli duke djegur kurorën me pisha.
Për të lexuar artikullin e plotë klikoni Shqiptarja.com.
