Rreziku nga aparatet e klimës: Ftohja nuk është asgjë në krahasim me atë që rrezikoni nga…
Mbajtja e keqe e
aparateve të klimës çon në shfaqjen e alergjive dhe sëmundjeve më të ndryshme.
Ajri nga aparatet
e klimës, të cilat nuk mirëmbahen rregullisht, shpesh janë të cilësisë së keqe,
ndërkaq ndonjëherë madje edhe me aromë të pakëndshme.
Vendet e
lagështa, të ndotura dhe të errëta brenda aparateve të klimës janë terren i
përshtatshëm për zhvillimin e baktereve, kërpudhave…
Ajri i
kondicionuar nxit edhe shfaqjen e simptomave të presionit të ulët të gjakut,
artritit dhe neuritit duke e bërë më të vështirë menaxhimin e dhimbjes.
Qëndrimi në
hapësira të këtilla mund të rrënojnë seriozisht shëndetin tuaj.
Pasojat më të
shpeshta janë irritimi i mukozës së syve, kollitja, të kruarit, s’mundje të
ndryshme të futit dhe hundës, infeksione të shpeshta, dhembja e kokës dhe
lodhja psikike.
Ata që shpenzojnë
shumë kohë në një mjedis me ajër të kondicionuar bëhen në mënyrë të vazhdueshme
më pak tolerant ndaj temperaturave të larta të verës. Kjo shkaktohet kryesisht
nga stresi i trupit tuaj nga lëvizja nga një mjedis i ftohtë në një ajër të
jashtëm që shkakton djersitje.
Veç shkaqeve
shëndetësore, ekzistojnë edhe shkaqet teknike për shkak të të cilave është me
rëndësi të punohet rregullisht në servisin e klimave dhe dezinfeksionin e
aparateve të klimës.
