Plehrat digjen në landfill ilegal/ Në Kaziaj shkojnë mbetjet e Kavajës, zyrtarët e bashkisë bëjnë të paditurin
Bashkia e Kavajës
prej vitesh mbetjet urbane i depoziton në këtë kodrinë. Në pikun e sezonit
turistik afërsisht 90 ton mbetje në ditë shkarkohen në këtë landfill ilegal që
nuk është i pajisur me leje mjedisore. Pasi mbetjet urbane shkarkohen nga
makina urdhri është që menjëherë tu vendoset flaka.
Bashkia e Kavajës
për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar kompaninë private Alko Impex.
Djegia e plehrave në këtë landfill illegal banorëve të këtij qyteti u kushton
160 mln lekë të reja.
Për të hequr
përgjegjësinë nga vetja bashkia e Kavajës, përballë kësaj të vërtete luan rolin
e të paditur.
” Top Channel
ishte në Kazias të Kavajës dhe atje gjetëm një landfill mbetjesh. A ka një leje
mjedisorë për atë vend depozitim?
Guxim Kola, nënkryetar
bashkie Kavajë: Në dijeni tonë nuk ka si të ketë një landfill në Kaziaj.
Ai landfill është
bërë problematik dhe herë të tjera në media.
Guxim Kola, nënkryetar
bashkie Kavajë: “Në kemi dërguar punonjësit tanë dhe nuk kanë gjetur një
landfill të tillë. “
Menjëherë pasi
landfilli i Kaziasit u bë i njohur nga raportimet e Top Channel, bashkia e
Kavajës tentoi që t’i hidhte mbetjet në një tjetër vend, buzë rrugës që të çon
në Spille.
Por kësaj here
ishin qytetarët ata që denoncuan krimin mjedisor. Për të fshehur gjurmët
bashkia e Kavajës dhe kompania Alko Imex, pasi bllokoi rrugën që të çonte në
landfill plehrave u vuri zjarrin. Pavarësisht fakteve deri më tani Inspektorati
Mjedisore nuk ka marrë asnjë masë administrative ndaj bashkisë që shkaktojnë
ndotje mjedisore.
