Skandali i plehrave në Kavajë, prokuroria nis hetimet pas denoncimeve publike të Top News
Prokuroria e
Kavajës nis hetimet për skandalin e hedhjes së plehrave dhe së djegies së
mbetjeve në zonën Kavajës.
Sipas
informacioneve paraprake mësohet se organi i akuzës është vënë në lëvizje pas
kallëzimit të bëra nga ana e Policisë Kavajës.
Me këtë depozitim
padie të kryer ditën e sotme nis zyrtarisht hetimi për dy veprat penale
shkaktim i ndotjes së ajrit dhe detit dhe për shpërdorim detyre për zyrtarët që
janë përgjegjës për mjedisin.
Tonelata
mbeturinash depozitohen dhe digjen çdo ditë në kodrën e fshatit Kazie mes zonës
së plazhit në Spille dhe Plazhit të Gjeneralit. Grumbullimi dhe djegia e tyre
ka shkaktuar ndotje të madhe mjedisore, për me tepër tani në pikun e sezonit
turistik.
Top News ka
denoncuar prej ditësh skandalin e djegies së mbeturinave në një landfill ilegal
dhe që për më tepër bëhej nisjen e sezonit turistik.
Bashkia e Kavajës
prej vitesh mbetjet urbane i depoziton në këtë kodrinë. Sipas raportimeve në
media në pikun e sezonit turistik afërsisht 90 ton mbetje në ditë shkarkohen në
këtë landfill ilegal që nuk është i pajisur me leje mjedisore. Pasi mbetjet
urbane shkarkohen nga makina urdhri është që menjëherë t'u vendoset flaka.
Bashkia e Kavajës për menaxhimin e mbetjeve urbane ka kontraktuar kompaninë private Alko Impex. Djegia e plehrave në këtë landfill ilegal banorëve të këtij qyteti u kushton 160 mln lekë të reja. Për të hequr përgjegjësinë nga vetja bashkia e Kavajës, përballë kësaj të vërtete preferonte të luante rolin e të paditurit.
Për t'u njohur me artikullin, klikoni Gazeta Shqip.
