Hidrocentralet e vegjël përkeqësojnë cilësinë e ujit dhe rrezikojnë qindra specie
Ndryshimi i
temperaturave të rrjedhës sjell pasoja negative tek bota e egër që jeton në
lumë që nga ngordhja e peshqve deri tek insektet dhe organizmat e tjerë ujor.
Të njëjtin
përfundim nxori edhe studimi i kryer nga Universiteti i Vjenës sa i përket
ndikimit që do të kenë hidrocentralet në cilësinë e ujit të lumit Vjosë, lumi i
fundit i egër në Evropë.
Ndërtimi i digave
që ndalojnë rrjedhën e lumit do të dëmtojë më shumë se 1100 specie të
dokumentuara në Vjosë, pasi dëmton cilësinë e ujit.
Kjo kategori do
të ndalonte dhe planet aktuale të qeverisë shqiptare për të ndërtuar 12
hidrocentrale të vegjël në degëzimet e këtij lumit, si Shushica apo Bënça.
Në një tjetër
degëzim të Vjosës, Langarica, prej tetë vitesh operojnë disa hidrocentrale nën
dhjetë mega.
Në betejën për të
ndaluar HEC-et e vogla janë përshirë dhe komunitete të tjera. Banorë dhe
aktivistë nga Zall-Gjoçaj janë angazhuar prej më shumë se dy vitesh në mbrojtje
të lumit Flim dhe Urakë që do të preken nga HEC-et “Sekë” dhe “Zais”.
Ata kanë ngritur
tre padi pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë por asnjë
vendim gjykate nuk ka urdhëruar anulimin e dy hidrocentraleve në një zonë të
mbrojtur, kategoria e dytë.
Po ashtu janë raportuar hidrocentraleve nga komunitete të tjera si ai i Madheshit në Mat,
Skavicë në Dibër, Kukës dhe Mirditë, Tropojë.
Banorët kanë
pohuar njëzëri për Citizens Channel se nuk janë përfshirë në konsultime dhe se
marrja e ujit do t’i largojë përfundimisht nga shtëpitë e tyre, pasi ai shërben
shpesh si burim për ujë të pijshëm, për vaditje ose për bagëtinë.
Për të lexuar
artikullin e plotë nga Entenela Ndrevataj, klikoni Citizens Channel.
