Peqini i mbuluar nga tymi/ Në landfillin ilegal digjen plehrat e bashkisë, por edhe të Rrogozhinës
Prej më shumë se
dyjavësh qyteti i Peqinit ishte i mbuluar nga tymi i plehrave të landfillit
illegal.
Tonelatat e e
plehrave të bashkisë së Peqinit dhe të Rrogozhinës hidhen më urdhër të
administratorëve të kompanisë private, Viola Green SHPK që merret me menaxhimin
e mbetjeve në këto dy bashki.
Top Channel u
rikthye sërish në landifillin që nuk ka leje mjedisore, nga vëzhgimi që bëmë
vumë re së malet me mbetje janë mbuluar me dhe, por nuk janë trajtuar në mënyrë
teknologjike.
“Situata në
landfillin e Peqinit është rehabilituar. Patëm shumë ankesa në ditë kur zjarri,
por me ndihmën e ushtrisë ia dolëm që të shuanim zjarrin, tymi i të cilit
mbulonte të gjithë qytetin”.
Groposja e mbetjeve urbane nuk e zhduk ndotjen mjedisore, nëse i referohemi strategjisë kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane, këto plehra duhet të dërgohen në pikën fundore rajonale dhe aty më pas u bëhet trajtimi teknologjik.
Për t'u informuar më tepër mbi artikullin, klikoni Top Channel.
