Plehrat e Kavajës digjen/ Hidhen çdo ditë në landfillin ilegal
Kamionët e
mbetjeve urbane të kompanisë Alko Impex që merret me menaxhimin e mbetjeve
urbanë të bashkisë së Kavajës, pasi i hedhin plehrat në fshatin Kazias që
gjendet ndërmjet plazhit të Spillesë dhe Gjeneralit, urdhri është që mbetjeve
tu vendoset flaka.
Kjo situatë alarmante mjedisore e ka kthyer Shqipërinë pas në kohë, asgjësimi i plehrave përmes flakëve të kujton Shqipërinë e viteve 90. Sipas Planit Kombëtar të Menaxhimit të Mbetjeve urbane, këto plehra duhet të trajtohen në një impiant modern, pa shkaktuar ndotje mjedisore.
Për mbledhjen,
depozitimin dhe vënien e zjarrit kompania Alko Impex, për tre vite bashkia e
Kavajës do të paguaj 160 mln lekë të reja. Në një intervistë për Top Channel
nënkryetari i bashkisë së Kavajës përballë këtij krimi mjedisor ndaj kompanisë
private nuk vendosi të marrë masa, por preferoi të luante rolin e të paditurit.
Për t’u njohur më
tepër mbi artikullin, klikoni Top Channel.
