Padia e banorëve/ Gjykata e Lartë merr vendimin: Pezullohet puna për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë.
Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka
pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës
“TOKA”, xShoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar
nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të
ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës
së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK.
Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative
në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar
ndërtimin e HEC-eve.
Kështu, Gjykata njofton sot se ka vendosur “Pranimin e
kërkesës së palës paditëse për marrjen e masës së sigurimit të padisë për
pezullimin e kontratës së koncesionit dhe shtesave të saj dhe lejeve të
përmendura në pikat 3-6 të objektit të kërkesëpadisë, deri në zgjidhjen
përfundimtare të çështjes me vendim të formës së prerë”./ Balkan Web
