Miliona euro për incenerimin e mbetjeve, ndërsa sezoni turistik i gjen qytetet të pa pastra
Pjesa më e madhe
e shpenzimeve, shkuan për financimin e projekteve koncensionare që lidhen
me inceneratorët sikurse ai i Fieri dhe Elbasanit. Ndërsa një pjesë tjetër e
shpenzimeve të konsideruara korrent, rreth 513 milionë lekë shkuan për të
financuar inceneratorin e Tiranës.
Të dhënat e
Ministrisë për katër mujorin e parë të vitit 2021 përfshijnë në grupin e punëve
të kryera edhe mbylljen dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistues të
mbetjeve të ngurta Eko Park në Durrës, fazën e dytë të ndërtimit të
vend-depozitimit Bushat, si dhe punimet
shtesë në impiantit e trajtimit të ujërave dhe shtresave të landfillit Bajkaj.
Fundi i qershorit
të 2021 e gjeti Durrësin, qytetin turistik të Adriatikut nën petkun e plehrave
të pa pastruara prej ditësh. Situatë kjo e përsëritur edhe më herët në muajin
maj.
Situata u bë edhe
më kaotike ndërsa kazanëve të plehrave filluan t’ju vihej zjarri gjatë natës
për shkak të erës të padurueshme nga dekompozimi i tyre.
E gjithë kjo
situatë erdhi si pasojë e pamundësisë financiare të bashkisë Durrës për të
depozituar mbetjet në landfillin e Sharrës.
Transferimi i
mbetjeve në landfillin e Sharrës erdhi si pasojë e mbylljes së vendgrumbullimit
të Porto Romanos për shkak të shndërrimit në Eko Park, e si rrjedhojë nuk kishte
një marrëveshje për vend-depozitimin e ri. Për këtë arsye ato u dërguan më pas
në landfillin e Sharrës, por pa arritur një marrëveshje konkrete.
Si pasojë e mos
pagesës së tarifës së depozitimit në Sharrë, kompania nuk lejoi kamionët të
depozitonin mbetjet. Kostoja për të dërguar mbetjet e Durrësit në landfill i
kushtojnë buxhetit të bashkisë Durrës rreth 2.2 milionë euro, ndërsa buxheti
total i bashkisë është vetëm 2.6 milionë euro.
Në 15 korrik,
qeveria përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave ofroi më në fund
mbështetjen financiare për menaxhimin e
mbetjeve urbane në qarkun e Durrësit.
Qarku i
Gjirokastrës prodhon mbi 62 mijë ton mbetje në vit, ndërsa bashkitë e këtij
qarku janë në vështirësi të menaxhimit të tyre.
Vështirësia në
menaxhim vjen për shkak të standardeve jo të duhura të vend-depozitimeve duke
dëmtuar kështu edhe luginat e lumenjve Drino dhe Vjosa.
Ekspertët
mjedisorë ngrenë alarmin për dëmtimin e specieve në lumenj, ndërsa
përfaqësuesit e bashkisë bëjnë thirrje për përmirësim të teknologjisë në
menaxhimin e mbetjeve./ Citizens Channel.
