Situatë kritike nga zjarri në Karaburun, mbërrijnë 40 ushtarë
Ditën e mërkurë,
MCN TV raporton vatra zjarri të përmasave të mëdha, të cilët kanë përfshirë
zona të ndryshme malore në Vlorë, ndërsa flakët nuk mungojnë as në gadishullin
e Karaburunit.
Zjarri ka
pushtuar zonën e Bristanit duke u ngjitur në Ravenë e më pas mbi kishën e
Marmiroit në Orikum.
Terreni mjaft i
vështirë e bën të pamundur mbërritjen e forcave zjarrëfikëse në këto zona,
ndërsa punonjës dhe specialistë të zonave të mbrojtura së bashku me prefektin e
qarkut të Vlorës janë nisur për të parë nga afër situatën.
Situata është
problematike, pasi flakët e zjarrit të ndihmuara dhe nga era mund t’i afrohen
parkut të Llogarasë.
Ditën e enjte, A2 CNN raporton se vijon të jetë aktiv zjarri në gadishullin e Karaburunit, edhe
pse punonjësit e zonave te mbrojtura kanë qenë gjatë gjithë natës në terren për
fikjen e zjarrit dhe normalizimin e situatës.
Gjendja vijon të
jetë problematike pasi në zonën mbi kishën e Marmiroit në Orikum zjarri është
aktivizuar sërish.
Kërkohet
ndërhyrja me forca më të shumta pasi është e pamundur të fiket me mjete
rrethanore ky zjarr.
Sipas prefekturës
së Vlorës, sot mbërriti në ndihmë ushtria. Ndërkohë, terreni i vështirë për të
shkuar në mal e bën edhe më të vështirë fikjen e zjarrit. Ndërkohë, që
punonjësit e ADZM kanë ngelur pa ujë te pijshëm dhe janë të detyruar të zbresin
nga mali dhe për të zbritur duhen të paktën dy orë.
Rreth orës 08:30
mësohet se kanë mbërritur 40 ushtarë nga Poshnja e Beratit dhe nga Pashalimani
për të ndihmuar në fikjen e zjarrit.
Situata vijon të jetë
kritike, ndërsa janë djegur sipërfaqe të mëdha.
